Probleme fizike për Trent Alexander-Arnold. Anësori i Real Madridit u detyrua ta linte para kohe ndeshjen kundër Athletic Bilbao për shkak të një problemi muskulor, i cili pas kontrolleve mjekësore rezultoi më serioz seç pritej.
Siç njofton faqja zyrtare e klubit, futbollisti anglez ka pësuar një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kuadricepsit të majtë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin, me kohën e rikuperimit që do të monitorohet ditë pas dite.
Gazeta “AS” vlerëson se rikthimi do të vijë në vitin e ri dhe, më saktë, Alexander-Arnold pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Një goditje e rëndë si për Xabi Alonso, ashtu edhe për vetë lojtarin.
The post Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez appeared first on Telesport.










