Cagliari po përshpejton operacionet në merkato dhe ka vënë në shënjestër Gennaro Borrelli. Sulmuesi, i sapo liruar nga kontrata, pas falimentimit të Brescia, është kthyer në objekt dëshire për disa klube të Serie A.
Megjithatë, drejtori sportiv i skuadrës sarde, Angelozzi, ka lëvizur me shpejtësi dhe tani Cagliari duket se është në avantazh për të siguruar firmën e lojtarit. Konkurrenca nuk mungon: Cremonese, Verona dhe Lecce.
Kjo e fundit, në pritje që të zëvendësojë Krstovic, afër largimit, mbetet në pritje, por projekti i Cagliarit për momentin bind më shumë. Alternativë për repartin e avancuar mbetet edhe Musa Fadera, sulmuesi gambian i Comos.
Ndërkohë, klubi sard po punon edhe për ta reduktuar numrin e lojtarëve në skuadër. Kontakti me Frosinonen mund ta çojë portierin shqiptar Alen Sherri drejt huazimit te “Ciociaria”, një lëvizje e dobishme për të çliruar një repart ku aktualisht numërohen 6 portierë.
Edhe Simone Scuffet ka disa pista në Turqi dhe Greqi, ndaj mund të largohet sërish, pas eksperiencës së fundit 6-mujore në huazim te Napoli. Sa i përket mesfushës, PAOK-u i Selanikut ka bërë një “sondazh” për Razvan Marin, por oferta e parë është refuzuar nga Cagliari. Rumuni, me kontratë deri në vitin 2026, konsiderohet në listën e lojtarëve të shitshëm.
The post Alen Sherri drejt huazimit te skuadra e Serie B, nuk ka hapësira te Cagliari appeared first on Telesport.