Alcaraz bën zgjedhjen befasuese, ja kujt ia jep Topin e Artë

Pavarësisht se është tifoz i Real Madridit, superylli i tenisit Carlos Alcaraz zgjodhi dy lojtarë të Barcelona-s në treshen e tij më të mirë për çmimin e Topit të Artë 2025.

Spanjolli është një tifoz i zjarrtë i futbollit kur nuk është në fushat e tenisit dhe u përfshi në debatin se cili lojtar meriton të kurorëzohet si fitues i Topit të Artë 2025.

Siç zbuloi gazeta spanjolle Mundo Deportivo, Alcaraz e zgjodhi yllin e Blaugranas, Lamine Yamal, për të fituar çmimin, ndërsa ish-yllin e katalanasve dhe Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, e pozicionoi në vendin e dytë.

Raphinha, një tjetër yll i Barcelona-s, plotëson podiumin e tre lojtarëve më të mirë të Alcaraz për çmimin.

Yamal ka qenë fenomenal në vetëm 17 vjeç, duke shënuar 18 gola dhe 25 asiste në 55 ndeshje të  luajtura në të gjitha kompeticionet për Barcelona-n.

Shoku i tij i skuadrës, Raphinha, gjithashtu pati një sezon fantastik me skuadrën katalanase, duke shënuar 34 gola dhe 25 asiste në 57 ndeshje.

Megjithatë, Yamal dhe Raphinha do të përballen me konkurrencë serioze për Topin e Artë nga ylli i PSG-së dhe ish-lojtari i Cule, Ousmane Dembele, pas sezonit të tij të shkëlqyer me gjigantët e Ligue 1.

Francezi fitoi çdo kompeticion në të cilën mori pjesë sezonin e kaluar, duke kontribuar me 34 gola dhe 15 asiste, ndërsa PSG fitoi trofeun e parë të Champions League në historinë e klubit.

The post Alcaraz bën zgjedhjen befasuese, ja kujt ia jep Topin e Artë appeared first on Telesport.