Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë lidhur me rastin e zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili ditë më parë u dënua nga gjykata në Kosovë.
Ajo thekson se Serbia jo vetëm që po vazhdon të keqpërdor vizitat zyrtare në Kosovë duke ushqyer urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën e saj edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikë Kosovës për pranim të fajësisë si në rastin e Igor Popoviq.
“Ministria e Drejtësisë së Serbisë paska dalë me akuzë tjetër të rreme duke thënë se zyrtari i saj Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë nën kushte presioni. Por, në videon më poshtë mund ta shihni se jo vetëm i akuzuari Popoviq, por edhe vet avokati i tij theksojnë se me vullnet të plotë është bërë si pranimi i fajësisë ashtu edhe marrëveshja”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, teksa e ka publikuar edhe videon nga procesi gjyqësor.
“Serbia me kutin e saj gjykon edhe Republikën e Kosovës, por ajo duhet ta kuptojë se Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjititeti njerëzor janë të garantuara e ku pushtetet janë qartësisht të ndara”, ka shtuar ajo.

The post Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit appeared first on Kosovapost.net.