Albion Thaçi, studenti shqiptar që po tregon suksese të mëdha në Londër (VIDEO)
Është student i mjekësisë në “Brunel University London”, por pasion ka politikën. Ky është 21-vjeçari Albion Thaçi një djalë nga Prishtina që jeton në kryeqytetin britanik, Londër.
Albioni tash e një kohë, përveç studimeve ka filluar të merret me politikë, duke qenë pjesë e fushatave të Partisë Laburiste.
Albi ka qenë po ashtu edhe pjesë e ekipit të fushatës së kreut të Londrës, Sadiq Khan, në zgjedhjet e fundit, transmeton albinfo.ch.
Por, përveç angazhimit në vendin ku jeton, ai e përcjellë nga afër edhe politikën në Kosovë, madje është i shqetësuar për mënyrën se si qeveriset.
Ai ka qenë i përzgjedhur për të mbajtur një fjalim në TEDx Brunel Event, ku ka shpalosur një perspektivë më ndryshe për një audiencë që nuk di shumë për problemet mes popujve në Ballkan, duke ofruar një mundësi për ata që të njihen më shumë me realitetin.
Albioni thotë se është tejet i interesuar për problemet gjeopolitike në Ballkan dhe para audiencës së zgjedhur nga Universiteti ku ai studion, ka paraqitur eksperiencën e tij personale, duke ofruar një opsion për respektin dhe dëshirën e tij që ky rajon të ecë edhe një hap tutje në afrimin dhe pajtimin mes popujve.
“Brunel University” është ngushtë i lidhur me politikën në Britani, ku kanë diplomuar disa nga udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ofron një platformë solide për promovim të çështjeve si ajo e Ballkanit”, ka thënë ai, i cili është po ashtu është edhe kryetar i studentëve.
Albioni thotë se fjalimi i tij ishte rast ideal për të promovuar Kosovën si një shtet që synon të ofrojë pajtim mes komuniteteve, e shtet që ofron stabilitet për rajonin.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni fjalimin e Albionit: