Ish-deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se Albin Kurti qëllimisht po propozon kandidat për kryetar të Kuvendit njerëz që janë dëshmuar si anti-UÇK.
Ai ka bërë me dije se të tre deputetët që janë propozuar deri me tani me veprimet e tyre kanë dëshmuar se kanë kundër UÇK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se këta janë kundër UÇK-së.
“Albini si injorant që është, qëllimisht po e provokon situatën me propozime të kandidatëve të dëshmuar si anti UÇK, për kryetar të Kuvendit. Albulena e ka këshilltare dëshmitarin e fshehtë kundër UÇK-së në Hagë, dhe e cila qëllimishtë ja u ka zvogëluar fondin për ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së. Donika me dhjetra daklarata kundër krerëve të UÇK-së duke i quajtur kriminel e vrasës, si dhe publikishtë e pranon se ka dorëzu dosje si Serbia kundër UÇK-së, për të cilat faliminderohet edhe nga Daçiqi në KS të OKB. Hekurani me qëndrime publike për pjestarët e UÇK-së si mercenar, si dhe personi që kufizoj mbështetjen për invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Edhe kundër UÇK-së si Serbia, edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk kalon!”, ka shkruar Berisha.