Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për pak minuta do ta zhvillojë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre nga ky subjekt, Vjosa Osmanin.
Takimi do të zhvillohet në një prej restoranteve në kryeqytet dhe temë e diskutimit është koalicioni bashkëqerisës, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Liderët e këtyre dy subjekteve kanë paralajmëruar këtë takim një ditë më parë, ndërsa sipas tyre sot nuk do të flitet për ndarjen e posteve mirëpo vetëm për koalicionin e mundshëm.