Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ishte në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë, ku sot bëri 75 anëtarësime të reja.
Kurti thotë se Stanoci dikur ishte bastion i PDK-së, përderisa tregon se ditëve të fundit kishte edhe anëtarësime të tjera nga ky fshat në subjektin që ai e drejton, transmeton portali Veriu.info.
“Në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë.
Bashkë me deputetin Xhelal Sveçla ishim në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në këtë fshat.
Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, Koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, ju drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të VETËVENDOSJE!-s. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, ka shkruan Albin Kurti në Facebook.