Albin Kurti largohet nga zyra e Bedri Hamzës, asnjëri s’deklarohen për takimin

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Kurti as pas vizitës së papritur në zyrën e Hamzës nuk është deklaruar për mediat. Njëjtë ka vepruar edhe nikoqiri nga PDK-ja.

Ne videon e publikuar nga ProZë, kreu i VV-së shihet teksa përshëndetet miqësisht me Hamzën, që në zgjedhjet e 9 shkurtit e pati kundërkandidat për postin e Kryeministrit.


Vizita e papritur, Kurti zbarkon në zyrën e Bedri Hamzës në Mitrovicë






Vizita e papritur, Kurti zbarkon në zyrën e Bedri Hamzës në Mitrovicë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 13:47

Kryeministri në detyrë, njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një vizitë të papritur në zyrën e Bedri Hamzës, në Komunën e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.

I pyetur nga gazetarët se çfarë bisede do të zhvillojë me Hamzën, Kurti nuk është përgjigjur.

Në pamjet e publikuara nga Jepi Zë, shihet se Kurti është futur në objekt nga dera e pasme.

Kurti u shfaq te Komuna që e drejton Hamza me dy xhipa të zi, dhe një numër të madh truprojash.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë kandidat i PDK-së për Kryeministër.

Kurti dhe Hamza herën e fundit u panë së bashku edhe në finalen e Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Trepça dhe KB Bashkimit.

/Reporteri.net/






Koci-Kurtit: “Marre t’koft që s’u ndale – lideri nuk ikë, del përballë”

Reporteri

09 Qershor 2025 | 13:16

Avokati Arianit Koci i cili ka vazhduar protestën e tij për shkak të mos-konstituimit të Kuvendit, i është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit duke i thënë “marrë që s’u ndale”, kur dhe dështoi për të 29-ën herë seanca sot, shkruan Reporteri.net.

Koci në një postim në Facebook, ka thënë se s’ka kuptim që Kurti me dalë nga Kuvendi i rrethuar me 20 policë.

“Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte”, ka shkruar Koci mes tjerash.

Postimi:

Marre t’koft, Albin – që nuk u ndale!

Marre!

Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim!
A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?

Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – Kuvendi pa zgjidhje?
Pse?

Hajgare me popull a?

Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte.

Kjo është frikë, jo përgjegjësi.

Lideri nuk ikë. Lideri del përballë.






Çitaku i bën thirrje VV-së për reflektim: Kjo situatë po vazhdon për shkak të barrikadimit kokëfortë të tyre

Reporteri

09 Qershor 2025 | 12:47

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se edhe katër muaj pas zgjedhjeve Kosova vazhdon të jetë pa institucione që siç thotë ajo do duhej të adresonin sfidat e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

Tashmë ajo thotë se inati ka zëvendësuar arsyen, e krejt kjo sipas saj për shkak të kokëfortësisë së VV-së e cila po mundohet të “imponojë vullnetin e saj si normë”.

Ajo i ka bërë thirrje VV-së për reflektim.

Postimi:

Sot bëhen katër muaj nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Katër muaj prej kur qytetarët e vendit, me pjesëmarrje të madhe dhe vullnet të qartë, votuan për përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës.

Për fat të keq, katër muaj më vonë, Kosova vazhdon të jetë pa parlament funksional dhe rrjedhimisht pa institucione që do të duhej të adresonin sfidat reale dhe të përditshme të qytetarëve tanë.

Tashmë në 29 seanca të thirrura, inati ka zëvendësuar arsyen. Kjo për shkak të barrikadimit kokëfortë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, në mungesë të shumicës, po përpiqet të imponojë vullnetin e saj si normë. Diktati nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i ligjshëm i qeverisjes demokratike.

Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit duhet të marrë fund.

Edhe njëherë, i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë. E drejta për të zgjedhur dhe për të pasur institucione funksionale nuk është privilegj i dhuruar , por është e drejtë e fituar me mund, djersë dhe sakrificë.






Kadrijaj: Detyrë e VV-së është të sigurojë 61 vota, partitë tjera s’e kanë obligim të votojnë Kryeparlamentarin

Reporteri

09 Qershor 2025 | 12:20

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të seancës së 29-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar ish-qeverinë për uzurpimin e Kuvendit.

Ajo ka theksuar se kjo qeveri nuk ka siguruar shumicën e thjeshtë për kalimin e kryeparlamentarit, duke e bërë kështu të vështirë funksionimin e institucioneve të Kosovës.

“Detyrë e kësaj qeverie është të sigurojë 61 vota dhe të votohet kryeparlamentari, dhe në asnjë formë nuk kanë obligim partitë e tjera të votojnë për një kryeparlamentar që nuk ka bërë ndonjë koalicion ose marrëveshje”, tha ajo.






Haxhiu-Abdixhikut: Propozimi për qeveri të unitetit, tendencë për të shkelur vullnetin e popullit

Reporteri

09 Qershor 2025 | 12:08

Pas dështimit të tentativës së 29 për konstituimin e Kuvendit, kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka thënë se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që nga fillimi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo tha se që nga 1 maji kur dhe u propozua votimi i fshehtë nga kryesuesi, partitë opoziare refuzuan të marrin pjesë.

“Që nga 15 prilli ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në njërën anë ka qenë përpjekja e VV-së, dhe në anën tjetër me mungesa e vullnetit të partive opozitare që të kontribuojnë në konstituimin e Kuvendit. Që nga 1 maji, ka filluar propozimi për votimin ndryshe, edhe sot nuk kishte sukses për faktin se opozita refuzoi të merrte pjesë në votim”, tha ajo.

Lidhur me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për një qeveri të unitetit, Haxhiu tha se unitet VV-ja po kërkon për konstituimin të Kuvendit dhe se qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sa i përket propozimit të partisë së tretë, të Kryetarit Lumir Abdixhiku, ne kërkojmë unitet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pra është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi unitet për të. Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit”.

Sipas saj, propozimi i LDK-së është tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit dhe se qeveria aktuale në detyrë, është poashtu qeveri e tranzicionit.

Kryeministri Kurti është lideri më i votuar ndonjëherë, dhe VV është subjekti i parë me më së shumti vota. Propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për ta shkelur atë dhe natyrisht nuk e kanë mbështetjen e VV-së. Qeveria jonë në detyrë është e tranzicionit, ndaj le t’i braktisin këto qëndrime që janë kundër popullit dhe le të kthehemi të unifikuar për ta konstituar Kuvendin”, tha ajo pas dështimit të seancës.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së tha se ani pse janë partie e tretë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vetëm ky propozim mund të nxirrte Kosovën nga ky ngërç.

Ai tha se gjatë javës do të publikojnë edhe 15 pika, që do të jenë 15 tema kyçe që do të trajtohen nga kjo qeveri e unitetit.

Mustafa theksoi se LDK-ja nuk do të insistojë në udhëheqjen e kësaj qeverie.

Mustafa: Qeveria e unitetit mund ta nxjerrë Kosovën nga ngërçi, LDK-ja s’insiston që ta udhëheq

/Reporteri.net/






“Turp për të, marre i koftë”, Koci dëshiron të flasë me Kurtin, por ndalohet nga sigurimi

Reporteri

09 Qershor 2025 | 12:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është ndalur të flasë me avokatin Arianit Koci, i cili po proteston te Kuvendi lidhur me ngërçin politik.

“Kryeministër a po ndalesh një minutë?”, e pyeti Koci atë, ndërsa Kurti vazhdoi rrugën dhe sigurimi e kapi avokatin që donte t’i fliste më nga afër.

“Turp për Albin Kurtin. Marre i koftë. Hajde juve s’po iu ndalet, por qytetarit mos me iu ndalë, kjo është me të vërtetë e pakuptimtë. Këta si duket e kanë një plan kriminal me na i bë dy palë zgjedhje. Unë s’po di tjetër qysh me e deshifru këtë sjellje kështu”, tha Koci pasi Kurti u largua.

Koci kërkoi që “edhe presidentja të kyçet dhe më të mos zgjatet më tepër”, në mënyrë që të zgjidhet kjo situatë.

Avokati u bëri thirrje deptuetëve që t’i kthejnë në buxhetin e shtetit pagat e muajve të fundit.

“I ftoj deputetët, nëse i kanë marrë rrogat këta tre muaj sa s’kanë punuar, le t’i kthejnë ose le t’i japin për ndonjë çështje humanitare”.






Dështimi i 29, Krasniqi: Shumica parlamentare ekziston në anën e partive të ish-opozitës

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së 29 për konstituimin e Kuvendit, ka thënë thënë se tashmë është kaluar çdo kufi i racionalitetit. 

Ai sërish akuzoi Albin Kurtin dhe partinë e tij, Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e bllokadës institucionale.

Krasniqi tha që partitë e ish-opozitës e kanë shumicën parlamentare, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“VV e ka refuzu qysh në start, s’kemi çka diskutojmë tutje për këtë çështje. Është e dhimbshme fakti që ne ish-opozita nuk po e bëjmë shumicën parlamentare, kur këtë mundësi e kemi. Qysh nesër pas zgjedhjeve, jam i sigurt që do të kishim qeveri, po të ishte pranu propozimi i PDK-së. Shumica parlamentare ekziston në anën e partive të ish-opozitës.”, tha ai.

Krasniqi tha se institucionet e reja duhet të krijohen sa më parë që është e mundshme.

“Fiks para katër mujash qytetarët e Republikës së Kosovës dolën në zgjedhje të lira dhe demokratike për të dhënë verdiktin e tyre senë çfarë drejtimi e duan vendin dhe kush do të qeverisë. Vendimi ishte i qartë: Qytetarët i thanë jo sundimit një partiak dhe i dhanë shumicën parlamentare partive që ishin në opozitë në latër vitet e kaluara. Katër muaj më vonë, është pikërisht partia e mentalitetit monsit LVV që nuk po lejon që të konstituohet e materializohet ky vullnet i qytetarëve, duke bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e qeverisë së re. Tashmë është kaluar cdo kufi i racionalitetit, kjo më nuk është politikë por tendencë për ta bllokuar vullnetin e qytetarëve. Ne si PDK jemi konsistent në qëndrimet tona. Vendit i duhet sa më parë Kuvendi e Qeveria e re. Ka aq shumë punë që presin për tu bërë. Nuk ka asnjë arsyetim që për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe VV në insistim e tyre për ta bërë Albulena Haxhiou kryetare pa e pasur shumicën parlamentare . Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më tej. I ka reth 40 opsione Kurti.”, tha ai.

Po ashtu Krasniqi tha se Gjykata Kushtetuese ka mbetur ndoshta i vetmi organ me kredibilitet.

Ai tha se kriza politike kërkon zgjidhje politike, por nuk beson se Kushtetuese mund

“Besoj që sa i përket GjK, PDK-ja ka respekt dhe zbatueshmëri të vendimeve, edhe kur nuk na ka pelqy edhe kur jo. Ne s’kemi krizë juridike e kushtetuese, por kriz politike. Nuk mundet GjK me zgidh këtë situatë. Ata mund ta trajtojnë lëndën, e të thotë “bën kështu e ashtu”. Kriza është politike dhe zgjidhja duhet të jetë politike.”, tha ai.

Krasniqi prapëu pyet edhe për propozimin e LDK-sw pwr qeverinë gjithpwrfshirwse.

 






Mustafa: Qeveria e unitetit mund ta nxjerrë Kosovën nga ngërçi, LDK-ja s’insiston që ta udhëheq

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:44

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas dështimit të seancës, ka folur për propozimin e kësaj partie për qeveri të unitetit, derisa theksoi se do të publikohen edhe 15 pikat me të cilat duhet të merret kjo qeveri deri te zgjedhja e Presidentit, shkruan Reporteri.net.

Ai tha ani pse LDK-ja ka dalë parti e tretë në zgjedhjet parlamentare, Mustafa tha se zgjedhjet janë diçka e fundit që do duhej të ndodhte.

“Deri tash LDK ka ofruar një propozim për qeveri të unitetit. Gjatë kësaj jave do të publikojmë edhe 15 tema kyçe me të cilat do të merrej kjo qeveri e unitetit. Refuzimi i idesë është institim në vazhdimin e kësaj bllokade. Kjo bllokadë do e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja. E zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhen Kosovës. I takon VV-së të ofronte zgjidhje politike për të nxjerr vendin nga kriza që gjendemi. Pavarësisht kësaj, LDK edhe pse e tretë kemi ofruar zgjidhje, që besojmë është më e mira në këto rrethana. Një qeveri e unitetit ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare, me një agjendë të caktuar e afat të caktuar”, tha Mustafa para gazetarëve.

Ai tha se VV-ja menjëher ka refuzuar këtë qeveri të unitetit, por tha se LDK-ja nuk insiston në udhëheqjen e saj.

“LDK ka ofruar një zgjidhje, është fatkeqësi që VV e ka refuzuar menjëherë këtë ide. Do të tentojmë që të bindim spektrin politik por edhe qytetarët që kjo është e vetmja zgjidhje. LDK në këtë rrethana të shkaktuar nga VV-ja, është e vetmja ide që Kosova mund të ketë për të dalë nga ky ngërç, një qeveri e unitetit me agjendë të caktuar, me 15 pika që do të propozohen”, tha Mustafa para gazetarëve.

“LDK në qeverinë e unitetit, nuk insiston që ta udhëheq. Por natyra e saj na obligon që ta gjejmë një figurë që na bashkon gjithë spektrin politik. S’po insistojmë që LDK-ja ta udhëheq. Edhe VV-ja do duhej ta pranonte qeverinë e unitetit, e pastaj të flasim për emrat e përveçëm”.

I pyetur nëse Kurti do të jetë sërish si Kryeministër, ai tha se do duhej gjetur një emër që përfaqëson këtë qeveri të unitetit.

“Kurti në këto katër vite fatkeqsisht ka udhëhequr ka nxitur ndarje të spektrit politik por edhe të diskursit politik, kështu që do duhej ta gjenim një emër që përfaqëson këtë qeveri të unitetit”, tha ai.

/Reporteri.net/






Dështon edhe tentativa e 29 për konstituimin e Kuvendit, s’kalon sërish Komisioni për votim të fshehtë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:26

Ka dështuar edhe tentativa e 29 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, 53 deputetë prej tyre votuan pro votimit të fshehtë.

Kundër s’pati asnjë votë, e as një abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri të ditur se seanca e radhës më 11 qershor në ora 11:00.

/Reporteri.net/






Koci tenton ta ndalojë Daut Haradinajn të flasë para mediave: Votuesit e VV-së s’kanë të drejtë të më drejtohen mua

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:16

Avokati Arianit Koci para nisjes së vazdhimit të 29 të seancës për konstituimin e Kuvendit nuk po i lejon deputetë që të deklarohen para mediave.

Koci u përball edhe me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

“Mos u deklaro. Hin kryej puntë.”, i tha Koci Haradinajt.

“Votuesit e VV-së s’kanë të drejtë me mu drejtu mua.”, tha Haradinaj.

“Jo, jo s’jam votues I VV-së.”

“Hiq mos u deklaro. Vazhdo ti hin brenda. Krejt i kam nalë.”, tha Koci.

“Faleminderit shumë. Shumë djalë i mirë je ti.”,  tha Haradinaj.

 






Haziri: Ardhja jonë është respektim i institucionit, ani pse s’ka marrëveshje politike

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:13

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se me ardhjen e tyre po respektojnë institucionin, përkundër që nuk ka marrëveshje politike, shkruan Reporteri.net.

Ai shtoi se “Abdixhiku e ka zgjeru propozimin e tij për një qeveri të përbashkët kalimtare. Duhet të ndërtohet një ekip i përbashkët. LDk mendon që janë disa çështje që duhet të trajtohen me urgjencë”.

Në atë se a ka pasur përpjekje nga Kurti për takim me LDK-në, Haziri tha se diçka e tillë është legjitime, por që takimet sipas tij duhet të zbardhen e të mos mbahen fshehtë.

“Është legjitime zhvillimi i takimeve. Duhet t’i zbardh takimet, mos t’i mbaj fshehtë. Ajo që besoj është që duhet me i bind deputetët për qëllim politik, e jo për përdorim. Me bë lëvizje për një përdorim”, tha ai.

/Reporteri.net/






Koci shpërthen edhe ndaj Izmakut: “Ec, hin mrena e mos fol këtu”

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:06

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku me t’u pozicionuar për tu deklaruar para gazetarëve, ka ndërhyrë avokati Arianit Koci, i cili po vazhdon protestën e tij për mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Koci i tha Izmakut se duhet t’i vinte “marre” që po do të deklarohet, përderisa deri tani s’kanë zgjidhur asgjë.

Madje në një moment i thotë të futet brenda e të mos flas.

“Zonja deputete qysh spo te vjen marre bre. S’po merrni vesh 30 herë e po flet këtu. Hec hin mrena edhe mos fol këtu”, ishin fjalët e avokatit Koci.

/Reporteri.net/






Koci proteston sërish para Kuvendit: Të mërkurën bëhet hera e 30, s’di pse po ju jepni hapësirë me fol deputetëve

Reporteri

09 Qershor 2025 | 10:54

Avokati Arianit Koci ashtu siç kishte paralajmëruar, po vazhdon protestën e tij para dyerve të Kuvendit për mos-konstituimin e tij, shkruan Reporteri.net.

Ai madje ka kërkuar nga gazetarët të mos i japin hapësirë deputetëve të deklarohen para tyre.

Aty Koci foli edhe për ndalimin e ish-policit të NjSO-së ditën e djeshme për të cilin ai tha se tani është dërguar në Suboticë dhe po merret në pyetje.

E kanë marrë në Kanish dhe e kanë dërguar në Suboticë. Prokurori i rastit po e merr në pyetje. Situata është e qartë. Besoj që shumë shpejt lirohet”, tha ai.

/Reporteri.net/






“Mandej flasim”, Haxhiu arrin në Kuvend, s’pranon të deklarohet për media

Reporteri

09 Qershor 2025 | 10:26

Kandidatja për Kryeparlamentare nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka arritur e para në Kuvendin e Kosovës ku pritet të nis seanca konstitutive.

Haxhiu s’ka pranuar të deklarohet për media kur është pyetur se a pritet të ndodh diçka ndryshe.

“Mandej flasim, kur të kryhet seanca”, tha Haxhiu.

/Reporteri.net/






Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Reporteri

09 Qershor 2025 | 9:49

Sot do të jetë hera e 29-të që deputetët hyjnë e dalin nga Kuvendi.

Pavarësisht kësaj, ata po paguhen.

Madje, po paguhen edhe asistentët e tyre me paga të majme, edhe pse punë nuk po kryejnë.

FrontOnline ka publikuar listën e asistentëve të rinj të deputetëve, paga e së cilëve, sipas raportimeve të mëhershme sillet nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.






Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 7:07

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.

Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi. /Reporteri.net/.