Albin Kurti e uron fitoren ndaj Islandës, si opozitar ia ndalonte partisë së tij të bënin tifo për Kosovën

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për suksesin e kombëtares së Kosovës në futboll.

Kosova do të promvohet në Grupin B të Ligës së Kombeve pas triumfit ndaj Islandës në dy ndeshje.

Kurti ka shprehur përgëzime për lojën, duke uruar fitore dhe suksese të tjera.

“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur. Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, ka shkruar Kurti.