Albin Kurti e pranon dështimin: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas dështimit të votimit për qeverinë e propozuar në Kuvend, ka përmendur zgjedhjet parlamentare.

Kurti tha se do të vazhdojnë të funksionojnë si qeveri në detyrë, transmeton Klankosova.tv

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi Kurti.

Ai publikoi gjithashtu një video nga ekspozeja e tij në Kuvend./Klankosova.tv

 

The post Albin Kurti e pranon dështimin: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare appeared first on Klan Kosova.