Demetrio Albertini, ish-mesfushor i Milanit, me zemër kuqezi, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në prag të derbit kundër Interit: “Jo, nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat. Në lojë janë gjithmonë tri pikë, por pas tyre ka shumë më tepër: traditë, krenari, ndjenjë”.
Fjalët e Rafael Leao para sfidës me kryesuesit zikaltër shkaktuan reagime, teksa 54-vjeçari komentoi: “Besoj se ka dashur të paralajmërojë shokët, sidomos të sapoardhurit, për rëndësinë e një ndeshjeje të tillë. Rafa është te Milani prej 7 vitesh dhe me të drejtë foli si veteran”.
Kuqezinjtë janë në shansin e fundit për titullin, duke qenë 10 pikë pas rivalëve ndërqytetas. “Po, është shansi i fundit, – konfirmoi Albertini. – Nëse Interi fiton të dielën, mund të nisë ta qepë ‘scudetton’ në gjoks dhe të përgatisë festimet. Prandaj mendoj se ndeshja është shumë më e rëndësishme për Milanin sesa për skuadrën e Chivu”.
Sa i përket Christian Pulisic, që nuk po shënon, ai tha: “Iu ndodh sulmuesve. Bëri një pjesë të parë sezoni të jashtëzakonshme dhe tani po i shkon keq. Nuk do të shqetësohesha shumë”.
The post Albertini paralajmëron Milanin: Nëse Interi fiton derbin, e qep “scudetton” në gjoks appeared first on Telesport.










