Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit dhe aktualisht president i sektorit teknik të FIGC, foli gjatë prezantimit të kandidatëve për “Gran Galà del Calcio AIC”, duke u ndalur te derbi i Milanos, ndeshja kryesore e javës së 12-të në Serie A:
“Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur, ky derbi nuk ka favorit. Interi dhe Milani e kanë nisur mirë. Mendoja se zikaltrit do të kishin më shumë vështirësi pas një sezoni kaq të lodhshëm, por u ringritën mirë me një trajner të ri, e meritojnë kreun. Milani ka gjetur ekuilibër të ri”.
Për Modric: “Vetëm pasioni nuk mjafton, ndikon cilësia. Ai i dikton ritmet e skuadrës. Jam i lumtur që Milani do ta ketë në formë duke luajtur një ndeshje në javë. Ta shohim çdo fundjavë është kënaqësi”.
Për objektivat: “Ky Milan mund të luftojë për titullin deri në fund. Madje duhet ta bëjë. Është i detyruar të mendojë si klub i madh”. Për Leao: “Qëllimi i tij duhet të jetë vazhdimësia. Cilësitë e tij nuk i diskuton askush, por për të qenë i madh duhet të jesh i vazhdueshëm”.
The post Albertini: Ky Milan duhet të luftojë për titull, derbi ndaj Interit nuk ka favorit appeared first on Telesport.











