Qendërmbrojtësi shqiptar i Red Bull Salzburgut, Albert Vallqi, ka realizuar një supergol për skuadrën e tij në përballjen me St. Polten në Austri.
Ai shënoi në minutën e 36-të një supergol nga gjuajtja e lirë duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.
23-vjeçari shënoi golin e dytë, teksa Salzburgu po udhëheq 5 me 0. Vallqi u largua nga ndeshje në minutën e 71-të duke lënë vend për Onguenen.
Kujtojmë se Vallqi është përfolur se do të jetë përforcimi më i ri i Kosovës, por ai akoma s’ka zyrtarizuar kombëtaren me të cilën do të paraqitet.
Qendërmbrojtësi i Red Bull Salzburgut, Albert Vallqi, shpejt pritet të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.