Alba Vukaj, një nga emrat më të komentuar të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, po shijon disa ditë relaksi në një nga destinacionet më luksoze të Evropës – ishullin piktoresk të Capri, në jug të Italisë.
Modelja dhe influencuesja nga Shkodra, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe pamjen gjithmonë të kuruar, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi që kanë bërë bujë të menjëhershme.
E veshur me bikini të bardha, të disenjuara me detaje të frutit të një limoni – që theksonin edhe më shumë linjat e saj perfekte.