Deputeti Haki Abazi e ka ftuar kryeprokurorin e shtetit që ta arrestojë zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalin, raporton Fokusi.info.
Abazi ka thënë se ajo e di edhe kënd e thërrasin në telefon liderët e partive opozitare e çka flasin.
“Mihajli duhet arrestuar për faktin se ajo e di kush kënd e thërret në telefon dhe çfarë flet. Në këtë rast bëhet fjalë për udhëheqës të partive opozitare”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kryeprokuror i shtetit:
Ndoshta edhe keni shkuar në pushim por me urgjencë duhet të ndani detyrën për të marrë Dejona Mihalin në pyetje për shkeljen e rëndë që bën. Këtu është në pyetje siguria kombëtare. Mihajli duhet arrestuar për faktin se ajo e di kush kënd e thërret në telefon dhe çfarë flet. Në këtë rast bëhet fjalë për udhëheqës të partive opozitare.
Nësë ata kanë shkelur ligjin le të arrestohen nga gjyqësia, nëse dëshmohet se kanë bërë krim le të burgosen, por nuk mundet një shtet dhe një popull i tërë të shantazhohet nga masha Kurtit duke deklaruar haptas se ajo posedon informacion e rrjedhimisht edhe përgjohen telefonat nga njerëz të paautorizuar nga sistemi i drejtësisë. Asnjë qytetarë nuk duhet të jetë kaq i pambrojtur dhe kaq i rrezikuar nga një autokraci që i jep vetës të drejtë të bëhet edhe gjykatës edhe prokuror edhe polic hetues edhe detektiv edhe superfuqi mbi minstrat. Çfarë na duhet parlamenti në këtë shtet parlamentar kur kemi njerëz si Dejona e Kurti që i bëjnë të gjitha.
Ose le ta marrë edhe pronarin e “Dukagjinit”, z. Lluka, Lumiri, pastaj Memli, ta sigurojnë që janë ‘Pas tij” siç e telefonojnë Shkëlqim Devollin këto kohë./Fokusi.info/