Alarm për mjet të dyshuar në Prishtinë, policia konfirmon se nuk është shpërthyes

Policia është informuar për një mjet të dyshuar në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Zija Shemsiu në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Pllana.