Alarm për bombë në Prishtinë, këtë mesazh e la kërcënuesi për Policinë dhe Gjykatën Speciale

Sot rreth orës 10:00, Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë kërcënuese. Kërcënuesi i panjohur ka kërcënuar se ka vendosur një bombë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në telefonatë është thënë se një bombë është e vendosur në objektin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

“Kam me ju qu në ajër të gjithëve, juve dhe Gjykatën Speciale” është thënë në telefonatën kërcënuese.

Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku po merret detajisht me këtë rast.