Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna tha se inflacioni më i madh ka qenë në vitin 2023, por edhe pse pesimist, ai tha se ka tendencë që dicka e tillë të ndodhë edhe gjatë këtij viti.
“Nëse e marrim me vite, dihet që inflacionin më të madh e kemi pasë në vitin 2023, por në Kosovë është një veçori që dihet se inflacionin e importojmë. Përkundër kësaj, ndaj institucioneve tona, ne kemi bërë thirrje që të gjinden masa që të ndihmohen qytetarët, sepse inflacioni nuk e ka prek vetëm Kosovën”, tha Rafuna.
“Shqetësuese mbetet trendi i fundit i këtyre tre muajve të 2025, ku ka një tendencë të ngritjes. Prej një shkalle që ra afër 0% në muajin dhjetor, tani diku e kemi 1.7%”, shtoi ai.
Rafuna përmendi arsyet kryesore qe çojnë në rritjen e inflacionit.
“Në rritjen e inflacionit ndikon rritja e cmimit të produkteve bazë, por edhe shpenzimet e transportit. Kemi produktet bazike që i konsumojnë dy deri tre herë në ditë dhe rritja e tyre ka shkuar prej 7 deri në 10%, por edhe rritja e energjisë elektrike që po parashihet me ardhë do të shkaktojë inflacion”
Sipas tij, ajo çka duhet të bëjë qeveria e Kosovës, në mënyrë që qytetarët ta përballojnë më lehtë, janë investimet e huaja
“Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyje me subvencionime në sektorët ku jemi konkurrent, duhet të bëjmë freskimin e politikave fiskalve, t’i shtojmë investimet kapitale publike, pastaj në kuptimin poztiv duhet të jetë një “agresivitet i madhë i qeverisë” për të thithë investime të huaja sa më shumë”, tha Rafuna për “Expose”.