Barça pësoi një disfatë të rëndë e të dhimbshme në “Stamford Bridge”, ku ekipi i Flick duhej të jepte një sinjal force dhe të hidhte një hap drejt “top 8”. Pas një fillimi të mirë në Londër, blaugranat u rrëzuan duke u dorëzuar ndaj presionit të Chelsea. Gabime të rënda, lojtarë larg nivelit të tyre dhe dalja me të kuq e Araujo e komplikuan gjithçka.
Me një lojtar më pak në pjesën e dytë, Flick nuk arriti të ndryshonte gjë dhe Barça tregoi shenja shumë shqetësuese. Shumë lojtarë ishin të pasaktë dhe, përballë një Chelsea në formë, humbja ishte e pashmangshme, duke e vështirësuar shumë objektivin për t’u futur mes tetëve më të mirëve.
Kritikat në media ishin të shumta, por më i ashpri ishte legjenda angleze Alan Shearer. Si komentator në “Amazon Prime”, ai goditi fort vijën e mbrojtjes katalanase: “Kam parë shumë strategji ‘offside’, por kjo është absolutisht e çmendur”. Ai shtoi: “Është sikur katër budallenj të qëndronin aty…, është e pabesueshme sa lehtë avanconte Chelsea”. Mungesa e Iñigo dhe leximi taktik i kundërshtarëve po e dëmtojnë shumë Barcelonën.
The post Alan Shearer tallet me vijën mbrojtëse të Barçës: Është sikur katër budallenj të qëndronin aty appeared first on Telesport.











