Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

Skuadra e Al-Nassr ka njoftuar ardhjen e trajnerit të saj të ri, portugezin Jorge Jesus. Pasi u largua nga Al Hilal ai ka kaluar te rivalët e Al Nassr, ku luan patrioti i tij Cristiano Ronaldo.

Jorge Jesus është trajneri i ri i ekipit të parë të Al-Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. I urojmë atij dhe stafit të tij suksese në udhëtimin e tyre me Al-Nassr“, thuhet në deklaratën e klubit arab.

Jorge Jesus më parë kaloi dy sezone në Arabinë Saudite me Al-Hilal (tani i menaxhuar nga Simone Inzaghi), ku i udhëhoqi ata nga viti 2023 deri në vitin 2025, duke fituar titujt e Ligës dhe kupës në sezonin 2023/24.

Një trajner me përvojë në Arabi, kampionat që e njeh mjaft mirë, ndaj mund të ndihmojë CR7 të fitojë titullin e parë me Al Nassr.

The post Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal appeared first on Telesport.