Finalja e Kupës së Botës për klube përfundoi me një shenjë zhgënjimi për PSG, pasi humbi ndaj Chelsea 0-3 në finale. Gjithsesi, te Paris Saint-Germain mund të jenë të kënaqur me sezonin e sapombyllur. Skuadra e Luis Enrique fitoi katër nga pesë trofetë në një sezon të vetëm (2024-25), duke përfshirë Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën dhe më e rëndësishmja Champions League.
Në përfundim të kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe arritjeje historike në Evropë, presidenti Nasser Al-Khelaifi u dërgoi një mesazh tifozëve përmes kanaleve zyrtare të klubit: “Të dashur miq, ndërsa sezoni më i paharrueshëm po mbaron, dua t’i them të gjithë familjes Paris Saint-Germain: faleminderit”.
“Është e lehtë të harrosh sa sfidues ka qenë ky sezon, në kaq shumë ndeshje dhe vende, në nivelet më të larta dhe me grupet dhe rrugët më të vështira. Por, falë shpirtit tonë kolektiv, duke luftuar çdo ditë për klubin dhe për njëri-tjetrin, ky sezon ka qenë më i madhi në historinë e PSG”, tha El-Khelaifi.
“Fitimi i trofeut tonë të parë madhështor në Champions League, duke luajtur në një mënyrë që i magjepsi tifozët në të gjithë botën, do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në historinë e futbollit. Aq më tepër kur marrim në konsideratë titujt tanë në Ligue 1 e kupë”, shtoi presidenti i PSG.
Në fund, ai tha: “Në Amerikë ne donim të përfundonim si Kampionë Bote, pas një fushate tjetër të paharrueshme duke mposhtur disa nga klubet më të mëdha në botë. Por, pas një sezoni kaq të gjatë, ne mund të jemi vërtet krenarë për atë që lojtarët dhe stafi ynë kanë arritur si nënkampionë në skenën botërore”.
The post Al-Khelaifi: Ka qenë një sezon sfidues për PSG, por do të mbetet i gdhendur në historinë e futbollit appeared first on Telesport.