Ekipi i Al Hilal i drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi, i eliminuar në çerekfinalet e Kupës së Botës për klube, kishte planifikuar të merrte pjesë në Superkupën e Arabisë Saudite, nga 19 deri më 23 gusht në Hong Kong.
Megjithatë, ata vendosën të tërhiqen nga ky event. Klubi i dërgoi një letër Federatës Saudite duke njoftuar tërheqjen e tij nga gara.
Arsyeja ishte lodhja e tepërt, që rezultonte nga një sezon i vështirë, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me shumë pak kohë për t’u rikuperuar fizikisht e mendërisht, Simone Inzaghi dhe lojtarët e tij vendosën të zgjasin pushimin e tyre para fillimit të kampionatit.
The post Al-Hilal “viktima” e parë e Botërorit për klube, tërhiqet nga Superkupa arabe: Jemi të lodhur appeared first on Telesport.