Nëse të gjithë prisnin që Benjamin Sesko të transferohet tek Arsenal ose dhe ndonjë klub tjetër i madh në ligat kryesore të Europës, situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi në garë për sulmuesin slloven është futur Al-Hilal.
Klubi saudit ka përfituar nga ftohja në negociatat midis Sesko dhe Arsenalit, të cilët dukeshin se e kishin sllovenin në radarin e tyre si një nënshkrim të mundshëm për sezonin e ri. Megjithatë, bisedimet midis klubit anglez dhe rrethit të lojtarit nuk kanë dhënë asnjë rezultat, duke hapur derën për pretendentë të tjerë.
Këtu është futur në lojë, Al-Hilal, klubi saudit raportohet se i ka dërguar Leipzig një ofertë rreth 100 milionë euro, aq sa është klauzola e sulmuesit 22-vjeçar e vendosur nga klubi i Bundesligës. Me ambicien për të vazhduar forcimin e skuadrës së tyre me yje të nivelit evropian, drejtuesit e Al-Hilal nuk kanë hezituar të vënë në tryezë një tarifë që shumë pak klube mund ta arrijnë.
Sesko shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Arsenalit, por futja në garë e Al-Hilal dhe ofertës së tyre të parezistueshme ka ndryshuar komplet situatën.
Tashmë është në duart e 22-vjeçarit, nëse do vazhdojë të qëndrojë te Lepzig, të transferohet tek Arsenal ose ndonjë klub tjetër i madh në Europë, apo të pranojë milionat e klubit arab.
The post Al-Hilal “mund” Arsenal-in, 100 milionë euro për yllin e Bundesligës appeared first on Telesport.