Akuzat e opozitës: Kurti po bën lojë me buxhetin

Nga karrigia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të premten njoftoi për rritjen e pensionit bazik, shtesave për fëmijë dhe pagesën minimale.

Për partinë e dytë në legjislativ, deputeti Kurti po bën lojë me qytetarët në prag të balotazhit, transmeton Klankosova.tv.

Jo vetëm që e bën këtë për të fituar vota, por, sipas shoqërisë civile, Vetëvendosje shfrytëzon mungesën e Kuvendit, ku do t’i raportonte veprimet e saj.

Me këto veprime, shefi i VV-së, sipas një ish-bashkëpunëtore të tij, ka target një grup të veçantë.

Këto zotime, për opozitën dhe shoqërinë civile, mbeten vetëm dëshira, derisa miratimi i buxhetit në Kuvend shihet si i pamundur. /Klankosova.tv