Akuza të rënda ndaj Dimitri Payet: Ishte një përbindësh, më bëri skllave të tij se*suale

Dimitri Payet, 39 vjeç, u tërhoq nga futbolli vetëm dy muaj më parë, pas përfundimit të kontratës me Vasco da Gama dhe një mesazhi lamtumire për tifozët. Ai ka luajtur më parë te West Ham United, Olympique Marseille dhe klube të tjera, por tani përballet me një proces gjyqësor në Brazil.

Ish-partnerja e tij, Larissa Ferrari, e akuzon për “dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale” gjatë lidhjes së tyre mes gushtit 2024 dhe marsit 2025. Sipas saj, Payet ka abuzuar emocionalisht dhe seksualisht, duke e poshtëruar dhe kontrolluar, ndërsa përshkruan edhe episode të rënda dhune dhe një abort spontan në shkurt 2025.

Ajo deklaron: “E ndjeja veten emocionalisht e përdhunuar… Ai filloi të më godiste, të më shkelte fytyrën dhe trupin… Nuk kisha dinjitet, vetëm imponim brutal”. Në një dokument prej 17 faqesh, ajo e përshkruan ish-partnerin futbollist si “një përbindësh” dhe thotë se u kthye “në skllave të tij seksuale”.

Rasti është rihapur nga prokuroria për dëmtim moral, ndërsa Payet është marrë në pyetje në prill 2025 dhe ka pranuar lidhjen, por ka mohuar çdo dhunë. Ai pretendon se marrëdhënia ishte konsensuale dhe se akuzat janë të pabazuara. Avokatët kërkojnë lirimin e tij, duke argumentuar mungesë provash mjekësore dhe quajtur çështjen si “praktikë konsensuale jo-konvencionale”. Procesi gjyqësor është ende në vazhdim.

 

The post Akuza të rënda ndaj Dimitri Payet: Ishte një përbindësh, më bëri skllave të tij se*suale appeared first on Telesport.