David Luiz, ish-mbrojtësi i Chelsea, PSG dhe Arsenalit, sot te Pafos në Qipro, është përfshirë në një skandal të rëndë. Një grua, Francisca Karollainy Barbosa Cavalcante, e njohur si Karol, e akuzon për kërcënime me vdekje dhe dhunë psikologjike pas një lidhjeje jashtëmartesore që, sipas saj, ndodhi gjatë periudhës së tij te Fortaleza.
Gjykata në Cearà i dha asaj masa mbrojtëse, duke pranuar si prova edhe bisedat në rrjetet sociale. Karol deklaron se Luiz e ka kërcënuar duke i thënë se ka “para e pushtet” dhe se mund ta zhdukë nga faqja e dheut, duke i shtuar frikën për jetën e saj dhe të djalit të vogël. Avokatët e saj pretendojnë gjithashtu se futbollisti i ka propozuar një marrëdhënie treshe dhe, pas refuzimit, kanë nisur kërcënimet.
David Luiz reagoi me një video, ku mohoi çdo akuzë. Ai pranoi se ka shkëmbyer mesazhe, por theksoi se kurrë nuk e ka kërcënuar apo takuar personalisht gruan. Futbollisti brazilian theksoi se tashmë ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe pret që drejtësia të zbulojë të vërtetën.
View this post on Instagram
The post Akuza të rënda ndaj David Luiz, ish-partnerja: Më kërcënon, kam frikë për jetën appeared first on Telesport.