Akuza e mërgimtarit: Kritikoi Kurtin në Facebook, s’iu lejua votimi

Mërgimtari nga Zvicra, Xhevad Kida, ishte i gatshëm të votojë për zgjedhjet e 9 shkurtit, por sipas tij, pavarësisht që kreu procedurat për ta kryer obligimin e tij, u refuzua.

Ai mori një email nga KQZ-ja në të cilin, siç ka thënë, iu bë me dije se kërkesa për të votuar nuk iu plotësua shkaku i mungesës së fotografisë me dokument identifikues të Kosovës në dorë.

Kida dyshon se atij iu mohua e drejta e votimit për një arsye tjetër që ka të bëjë me faktin se ai del hapur kundër Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit, në postimet e tij në Facebook.

Klani tentoi të marrë një koment nga KQZ në lidhje me ankesat për mohim të së drejtës për votim, por nuk mori përgjigje.

Ndryshe, mbrëmjen e 4 shkurtit arritën në Kosovë votat me postë të 36 mijë e 500 mërgimtarëve nga Gjermania dhe Zvicra.