Aktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshën 24-vjeçare, konfirmon certifikata e vdekjes

Sophie Nyweide ishte shtatzënë kur vdiq papritur në moshën 24-vjeçare të hënën, më 14 prill.

Certifikata e vdekjes së aktores tregon se ajo ishte shtatzënë. Nuk është bërë e ditur se në cilën fazë të shtatzënisë ajo ndodhej, por një burim për People tha se Nyweide ishte vetëm pak javëshe.

Nyweide, emri ligjor i së cilës ishte Marion S. Nyweide, u gjet pa ndjenja në një zonë pyjore pranë brigjeve të lumit Roaring Branch në Bennington, Vermont, mëngjesin e 14 prillit. Një person i paidentifikuar ishte me ish-yllin në momentin e vdekjes së saj dhe thirri urgjencën në orën 4:10 të mëngjesit. Ekipi i ndihmës së shpejtë bëri përpjekje për ta shpëtuar, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje në orën 4:53.

Aktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshënAktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshën

Autoritetet konfirmuan të mërkurën, më 23 prill, se vdekja e Nyweide po hetohet si një “mbidozë e mundshme e paqëllimshme.” “Në kujtim të Sophie-s. Një jetë që u ndërpre shumë herët. Le të mësojmë nga jeta e saj e shkurtër dhe të përpiqemi të bëjmë më mirë. Po, duhet të mbrojmë fëmijët tanë dhe të bëjmë më mirë,” thuhej në nekrologjinë e saj, të shkruar nga familjarët.

Aktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshënAktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshën

Bella (2006)

Në vitet e fundit të jetës, Sophie u përball me sfida të mëdha emocionale dhe shpirtërore. Familja e saj theksoi se ajo vuante nga trauma dhe ndjenjat e turpit, të cilat e kishin shtyrë të përdorte vetëmjekim. Pavarësisht përpjekjeve të të afërmve dhe profesionistëve për ta ndihmuar, ajo shpesh refuzonte trajtimin dhe përpiqej ta menaxhonte dhimbjen e saj në mënyrë të pavarur. Ky vetëmjekim, sipas familjes, ishte një faktor që kontribuoi në tragjedinë e humbjes së saj.

Aktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshënAktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshën

Mammoth (2009)

Sophie la pas nënën e saj, Shelley Gibson, një ish-aktore dhe vëllain e saj, Huck.

Në vend të dhuratave apo luleve, familja ka kërkuar që njerëzit që duan të shprehin ngushëllime, të japin kontributin e tyre për RAINN — organizata më e madhe në SHBA kundër dhunës seksuale — në emër të Sophie-s. Shërbimi përkujtimor i saj nuk është caktuar ende.

Aktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshënAktorja ishte shtatzënë kur vdiq në moshën

An Invisible Sign (2010)

Nga viti 2006 deri në 2015, Nyweide u shfaq në një sërë filmash dhe serialesh përkrah emrave të njohur të Hollywood-it. Ajo luajti në filmin “Margot at the Wedding” në vitin 2007 me Nicole Kidman dhe Jack Black dhe në vitin 2009 në “Mammoth”, ku luajti vajzën e personazhit të Michelle Williams. Në vitin 2014, ajo mori pjesë në filmin “Noah” me Russell Crowe dhe Emma Watson.