Aktorja amerikane Ariel Winter, e cila u bë e famshme që në fëmijëri duke luajtur rolin e Alex Dunphy në serialin “Modern Family”, ka zbuluar se është abuzuar seksualisht gjatë punës në Hollywood.
Në një intervistë me DailyMail, ajo tha se iu afruan burra shumë më të mëdhenj në moshë.
“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj sepse kam punuar në Hollywood që kur isha fëmijë. Fillova kur isha katër vjeç. Nuk dua të flas shumë për këtë, por kur fillova të përdorja një laptop dhe një celular, fillova të merrja mesazhe të papërshtatshme nga burra më të mëdhenj në moshë dhe kjo më shkaktoi traumë”, tha ajo.
Për shkak të gjithçkaje që përjetoi personalisht dhe në botën online, ajo vendosi të kërkonte ndihmë profesionale.
“Industria e filmit dhe televizionit është një vend i errët”, shtoi ajo. Ajo përmendi gjithashtu se mediat shkruan për pamjen e trupit të saj, domethënë e fyenin për shkak se ishte e shëndoshë.
“Për pjesën më të madhe të adoleshencës, figura ime ishte tema e bisedës në qytet. Ishte kudo, në çdo titull që lexoja për veten time. Isha 14 vjeçe”, tha ajo. Ajo tha gjithashtu se merrte ilaçe kundër depresionit kur ishte në shkollë të mesme dhe shtoi 15 kilogramë për shkak të tyre. Më pas ndërroi ilaçet.
“Nisa një udhëtim vetëshërimi. Po shërohesha. Isha e rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm”, tha ajo.