Aktorja e re nga Vushtrria, Blerina Veseli, po korr sukses me rolin e saj në serialin komik “Nusja me Shkollë”, një prodhim që po tërheq gjithnjë e më shumë shikues në mbarë vendin.
Blerina, e cila vjen nga radhët e talentëve të Teatrit të Vushtrrisë, ka ndërtuar karrierën e saj përmes angazhimeve në projekte të ndryshme artistike, përfshirë serialin satirik “Schengen Visa” dhe një sërë skeçesh komike që kanë pasqyruar realitetin tonë me humor dhe finesë.
Me një interpretim të natyrshëm dhe karizmë të veçantë, Blerina po dëshmohet si një nga prurjet më premtuese të skenës sonë teatrore dhe televizive. Publiku vushtrrias ndjehet krenar për rrugëtimin e saj artistik, i cili nisi në qytetin e lindjes dhe tashmë po zgjerohet në nivel nacional.