Aktori Rezart Veleshnja me akuza të rënda: Artistët kosovarë nuk i duan ata nga Shqipëria, e kanë thënë publikisht

Aktori Rezart Veleshnja ka shpërthyer me një deklaratë për ish-banorët e Big Brother Kosova, më saktësisht vipat me të cilët ai ka ndarë shtëpinë për një kohë në Kosovë.

Ai ka hedhur akuza ndaj të gjithë pjesëmarrësve të edicionit të BBVK që ishin brenda bashkë me të.

Thotë se artistët nga Kosova, nuk i mbështesin kolegët e tyre nga Shqipëria.

“Më vjen shumë keq që thanë se nuk e duam Shqipërinë, madje nuk ju duam as juve fare, ne jemi veç nga ju. Këtë e kanë thënë brenda në Big Brother”, Akuzon aktori me prejardhje nga Shqipëria.

Madje akuzat e tij, shkojnë përtej. Thotë se në Kosovë nuk i jepet asnjë artisti nga Shqipëria ndonjë çmim i parë meritor.

“E keni parë ndonjëherë që Alban Skenderaj apo Elvana Gjata të marr ndonjëherë çmimin e parë? Jo, këtu gjithë kosovarët marrin çmimet e para:, ka akuzuar aktori shqiptar.