Një person ishte parë duke lëvizur me armë të gjatë në një rrugë në Medvec të Lipjanit.
Kjo ka shqetësuar banorët e fshatit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Këta të fundit dolën në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë ajrore dhe 74 diabolla.
Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.













