Aktivistja Elena Uka, ka reaguar ashpër pas debatit të ngritur në opinion se pse familja Jashari mungoi në protestën në Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas saj, kjo është “një nga kërkesat më të neveritshme që është bërë ndonjëherë”.
“Të kërkosh kontribut shtesë nga familja Jashari është e papranueshme. Ata kanë sakrifikuar 58 anëtarë të familjes për këtë liri dhe kjo është më shumë se mjaftueshme. Çështja jonë është ndërkombëtarizuar përmes sakrificës së tyre dhe nuk u takon më atyre të provojnë asgjë,” – tha Uka në Kosova Live.