Aktivisti Hasanaj: Mbledhja e nesërme e ZRrE-së të jetë e hapur për mediat dhe publikun

Luan Hasanaj, aktivisti i “Asnjë cent më shumë”, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që mbledhja e nesërme të jetë e hapur për media dhe për publikun.

Sipas Hasanajt, kjo duhet të bëhet pasi ZRrE-ja duhet të jetë transparente, pasi shton se do të merret neser vendimi për miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është institucion publik dhe i detyruar të veprojë me transparencë. Kërkojmë që mbledhja të jetë e hapur për mediat dhe për publikun”.

“I lusim mediat që të jenë të pranishme në këtë mbledhje në Zyrën e ZRRE-së dhe të informojnë qytetarët në mënyrë të drejtë dhe të pavarur për rrjedhën e saj”, ka thënë Hasanj në Facebook.

Hasanaj ka shtuar se vendimet e ZRrE-