Aktivistet e VV’së paralajmërojnë kandidaturën e Çekut, ia gjejnë edhe një slogan: Hajr Prishtinës

Berita Abazi, këshilltare politike e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës,

“HAJR Prishtinës”, ka shkruar ajo.

Dje ka pasur raportime se ministri në detyrë i Kulturës do të kandidojë për të parin e kryeqytetit, por akoma s’është konfirmuar.

The post Aktivistet e VV’së paralajmërojnë kandidaturën e Çekut, ia gjejnë edhe një slogan: Hajr Prishtinës appeared first on Kosovapost.net.