Shqiptari Elton Zefi, u bë hero duke arritur ta shpëtonte një biznesmen italian.
Ky i fundit e humbi kontrollin, derisa po voziste veturën e tij të tipit “Toyota Yaris”, dhe përfundoi në kanalin Battaglia afër Padovës.
Siç raportojnë mediat italiane, Zefi bashkë edhe me një kalimtar rasti ndërhynë duke arritur që ta nxjerrin nga vetura 70 vjeçarin.
Pavarësisht se temperatura e ujit nuk ishte dhe aq e lartë diku 5 gradë, shpëtimi u realizua me sukses.
Gjendja shëndetësore e biznesmenit italian raportohet të jetë e mirë.
Dhe për aktin heroik, ai i falënderoi shpëtimtarët.











