Aktakuza ndaj Hajdarit për rezervat shtetërore, Buzhala kujton deklaratën e Kurtit: “Vetëm 1 për qind s’ka ardhë”

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, gazetari Berat Buzhala, tha se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te Hajdari, por edhe te kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Buzhalës, mënyra se si Kurti tentoi ta relativizonte çështjen pas rapotimeve është po aq problematike:

“Ne e kemi dhënë lajmin të parët por meritat kryesore i shkojnë burimeve brenda Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë të cilët kanë rrezikuar shumë më i nxjerr të dhënat. Unë i kam publikuar në atë kohë disa incizime të brendshme ku Rozeta Hajdari i terrorizon stafin. Dmth, u pa është në aktakuzë, i quan “iditotë”, i bullizon në mënyrat më e ulëta të mundshme. Patjetër që pjese e aktakuzës ish dashtë me qenë edhe kryeminisri Albin Kurti. Kur u bë e madhe ajo punë, doli Kurti dhe i shajti gjyqësorin e mediat, tha: “Vetëm 1 për qind s’ka ardhë”, thua ti që ligji thotë që deri në 1 për qind bën të vjedhet, mbi 1 për qind s’bën.” – tha ai në Rubikon.