Në një akt tronditës vandalizmi që ka shkaktuar reagime në mbarë botën e futbollit, një statujë e Lionel Messit në Buenos Aires u gjet mëngjesin e së dielës me këmbët e prera barbarisht. Ngjarja ndodhi gjatë natës, ka shtuar menjëherë shqetësimin e tifozëve dhe autoriteteve, duke hapur diskutime të shumta mbi arsyet dhe autorët e mundshëm.

Statuja e Messit u sulmua sërish, këtë herë në qendrën e Mar del Plata, ashtu si pak javë më parë u dëmtua një mural i Dibu Martínez në Morón, Buenos Aires. Vandalizmi ndodhi në orët e para të së dielës, te monumenti i vendosur nga lokali “El Nuevo Mundial” në kryqëzimin e rrugëve Santa Fe–Moreno.

Autorët e prenë figurën në mes dhe e lanë pjesën e sipërme të mbështetur mbi këmbët e statujës. Nuk është hera e parë që statuja e Messit pëson sulme, duke ngritur pyetje mbi motivet dhe sigurinë e monumenteve kushtuar futbollistëve në Argjentinë.
The post Akt tronditës për argjentinasit, vandalizohet statuja e Messit në Buenos Aires appeared first on Telesport.











