Aksioni vullnetar, KFOR-i largon gjarpërinjtë nga oborri i shkollës “Abetarja” (VIDEO)

Oborri i shkollës “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, të shtunën u ‘vërshua’ nga ushtarë të KFOR-it.

Kjo ndodhi për shkak të fillimit të një projekti 10 mijë dollarësh për të larguar barishtet e gjarpërinjët e shumtë që po i rrezikojnë nxënësit.

“Deri më tani tre gjarpërinjë i kanë mbytë punëtorët teknikë të shkollës, sidomos fushën sportive nuk kanë mundur nxënësit t’a shfrytëzojnë që dy muaj sepse gjarpërinjët qëndronin tërë kohës mbi fushë” , ka thënë Ismet Balaj, drejtor i shkollës.

Kërkesën për ndihmë e pranuan lehtësisht ushtarakët amerikan e britanez, që i përvjelën mëngët që në mëngjes, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne presim që projekti të zgjasë më tepër se një javë, nuk kemi pasur nevojë që të kërkojmë fonde të jashtme sepse i kemi përdorur njësitin e inxhinierëve lokal të KFOR-it këtë po e bëjmë enkas që fëmijët të jenë të sigurtë këtu”, thanë përfaqësues të KFOR-it.

Për kryerjen e punëve shpejt, u deshtë edhe makineri më e rëndë, derisa në teren ishin 23 inxhinierë të kësaj njësie.

Për punët që pritet të kryhen, ushtarët u shpërblyen paraprakisht me mirënjohje nga stafi i shkollës.

Related Posts