Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka mbajtur konferencë për media pas aksionit të sotëm në Prizren lidhur me dyshimet për keqpërdorimit në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Kryeprokurori Kryeziu bëri të ditur se aksionit të sotëm i kanë paraprirë veprime hetimore të shumta nga marsi i vitit 2025 kur jemi ngarkuar me këtë rast.
“47 personave, në mesin e tyre nje person juridike. Fjala është për keqperdorimet në BKS. Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish drejtori i departmentit fincarit i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja ju kane mundesuar personave te ndryshem dhe vetvetes te bartin transaksione te ndryshme ku kane arritur perfitime te medha per vete dhe i kane shktuar dem BKS. Kane keqpërdorur autorizimet ekonoinmike dhe lkanme perpiluar dok te falsifikuara te cilat ne kemi vleresuar që ato i kane perdorur te mireqqena dhe i kane shkaktuar dem BKS. prej 1 milion e 43 mijë euro.
“Kemi arritur te sigurojme 166 transkasione te dyshimte. ne mesin e tyre 25 trans kane te bejne me 12 persona me te cilet kane arritur ujdi fiktive jashtgjyqësore, kinkse per perfaqsim si te autorizuar te personave qe me heret kane pasur aksidente ne komunikacion. Edhe transkasione tjera te persona te ndryshem pa asnje dokuemnt dhe kane bartur shuma te ndryshme, me e larta ka qene 68 mijë euro, me e vogla 6 mijë e 800 euro”, tha Kryeziu./Reporteri.net/












