Prokuroria Themelore në Pejë ka sekuestruar rreth 50 kilogramë ari pas aksionit të zhvilluar sot në argjendaritë që ishin cak në këtë qytet.
Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, në konferencën për media tha se vlera e arit është 5 milionë euro.
Gjatë operacionit, u sekuestruan edhe 10 mijë euro, sete të orëve, si dhe një armë.










