Limaj: Aksioni i Policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar

Reagim i kryetarit të Nisma, Fatmir Limaj për aksionin e sotëm të Policisë në disa komuna të vendit:

“Sot, Policia e Kosovës është duke kryer një operacion policor në disa rajone të ndryshme të vendit, përfshirë komunat, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Drenas.

Aksioni i Policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë.

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta luftojnë krimin e organizuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ftoj qytetarët e vendit që ta ruajnë qetësinë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion i uroj shërim të shpejtë!”.
FL