Aksioni Antikorrupsion, Prokuroria Speciale: Të dyshuarit u kapën gjatë shkëmbimit të parave

Prokuroria Speciale e Republikës së Ksoowvs ka dhënë detaje të reja nga aksioni antikorrupsion që u zhillua ndwrmjet saj, Policisë së Kosoëvs dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencws.

Sipas Prokurorisë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje janë arrestuar shtatë persona, përkatësisht: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, duke përdorur edhe masa të veçanta hetimore.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave dhe me vendim të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: rreth 20,000 euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.