Leicester synon të finalizojë shkarkimin e trajnerit Ruud van Nistelrooy në korrik, raporton The Sun.
Pritja ka të bëjë me arsyet financiare, pasi ‘Dhelprat’ duan të regjistrojnë ndërprerjen e kontratës në periudhën e ardhshme për shkak të kostos së saj.
Van Nistelrooy mori drejtimin e Leicester në mes të sezonit të kaluar dhe udhëhoqi një seri të tmerrshme prej 17 humbjesh nga 19 ndeshje. Rënia e tyre nga Premier League u konfirmua në prill.
Sean Dyche thuhet të jetë favoriti për t’u emëruar si pasardhësi i holandezit.
/GazetaBlic Sport
The post Ruud van Nistelrooy do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Leicester në korrik appeared first on GazetaBlic.