Një operacion i befasishëm është zhvilluar sot në Elbasan, duke arrestuar të paktën dy persona të njohur si pjesë e botës së krimit.
Raportohet se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve në aksin rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.
Forcat e rendit kanë ndërmarrë një aksion, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda ambientit.
Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar./Voxnews.al