Aksidentohet teksa punonte pranë shtëpisë, vdes 58-vjeçari

KRUJË- Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës, teksa ishte duke punuar në banesën e tij.

Viktima është Q.P, 58-vjeç. Siç njofton policia, 58-vjeçari transportua në Spitalin e  Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihet të plota rrethanat e ngjarjes. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë.