Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Golem

Një aksident me vdekje është shënuar rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu” në Golem.

Policia njofton se një i ri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar një këmbësore 56 vjeçare. Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

“Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen  Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shkruan A2Cnn, transmeton Klankosova.tv.

The post Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Golem appeared first on Klan Kosova.