Aksidentohet kosovari në Shqipëri, pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Noa.al raporton se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra tjetër dhe nga përplasja të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu bëhet me dije se njeri prej mjeteve të përfshirë në aksident është me targa të Kosovës.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe shpejtësia tej normave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)