Një aeroplan i vogël që ishte nisur për në Danimarkë është rrëzuar në Alpe në Zvicrën juglindore, duke lënë të vdekur tre persona që besohet se ishin në bord, tha policia të martën.
Avioni kishte mbërritur nga Danimarka më 13 mars dhe ishte nisur për në Roskilde, afër Kopenhagës, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Avioni u rrëzua dy minuta pas ngritjes buzë fshatit La Punt Chamues-ch dhe u dogj, tha policia. Ata shtuan se viktimat duhet ende të identifikohen zyrtarisht.
Nuk ka asnjë fjalë të menjëhershme për shkakun e mundshëm të rrëzimit.